Kryeministri Rama në takimin e tretë të komunitetit politik evropian në Grenada
Kryeministri shqiptar Edi Rama gjendet në Grenada të Spanjës, vend i cili kryeson presidencen e rradhes së BE.
Zoti Rama do të marri pjesë në takimin e tretë të komunitetit politik evropian. Sikurse njofton gazetarja e RTSh Denada Shkodrani, zoti Rama dol të drejtojë një tryeze me temën ”Transformimi digjital dhe inteligjenca artificiale”.
Gjatë aktivitetit zoti Rama pritet të realizojë disa takime të nivelit të lartë, mes të cilëve kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Takimi i Grenadas do të fokusohet në përmirësimin e bashkëpunimit në një kohë kur konfliktet dhe tensionet në Europë janë rritur. Në mbledhjen e zgjeruar që është cilësuar si Komuniteti Politik Evropian, liderët e Francës dhe Gjermanisë do të synojnë të ulin në një tryezë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe homologun e saj serb, Aleksandar Vuçiq.