Kryeministri Rama njofton Samit për Ukrainën në Tiranë. Do jetë i pranishëm dhe presidenti Zelensky
Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga Shkupi, dha lajmin se do të zhvillohet një samit për Ukrainën në Tiranë.
Në këtë Samit pritet të jetë i pranishëm vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Duke u ndalur në këtë çështje , Rama tregoi për zhvillimin e këtij samiti të veçantë duke thënë se, “po përgatisim një samit për Ukrainën. Do të kemi të pranishëm presidentin Zelensky. Paralelisht me të, do të përpiqemi që në atë hark kohor të kemi edhe takimin tjetër të liderëve të rajonit, me përfaqësuesit e sotëm dhe që janë ata që do të ndjekin këtë pjesë të Komisionit Evropian dhe përfaqësuesve amerikanë, për të vazhduar të punojmë me ritmin e përshpejtuar që dikton që janë sot në Evropë”.