Kryeministri Rama uron 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”
Kryeministri, Edi Rama uron mësimdhënësit në Ditën e Mësuesit, me një video me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe Kori i Liceut Artistik.
“Gëzuar 7 Marsin me “Himnin e Mësuesit”, kënduar nga nxënësit e shkollave të Tiranës dhe kori i Liceut Artistik, me mirënjohjen më të thellë dhe respekt për mësuesit e çdo krahine të Shqipërisë, të trojeve ku flitet shqip dhe diasporë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Ky urim i veçantë dhe performanca e “Himnit të Mësuesit” është dhe një shprehje falënderimi për mësuesit, por edhe si një kujtesë për vlerën që arsimi dhe mësuesit kanë në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë.