Kryeministri Rama vizitë në Shkodër – Inspektohen investimet në “Zdrale”, “Rus” dhe Postribë
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Benet Beci , ka zhvilluar një vizitë në Shkodër për të parë nga afër investimet që janë kryer dhe po realizohen, duke filluar që me fasadat e pallateve, për të vijuar me punën që po bëhet në zonën e Zdrales, një investim që pritet ta transformojë të gjithë zonën duke e integruar me pjesën tjetër të hapësirës publike.
Kryebashkiaku Beci e njohu kryeministrin Rama me ndërhyrjet rrënjësore që janë bërë përgjatë gjithë insfrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore të Zdrales.
Më tej, kryemistri Rama ka parë nga afër investimin e përfunduar në Tregun e Rusit, realizuar në sajë të bashkëfinancimit të Bashkisë Shkodër me Agjencinë për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor (AZHBR).
Kryebashkiaku Beci e njohu Kryeministrin Rama me ndërhyrjet që janë bërë në treg , për ndërhyrjet e tjera që do bëhen si dhe ndërhyrjet në fasada të pallateve , konviktit të shkollës “Prenkë Jakova , apo dhe terreneve sportive.
Kryeministri Edi Rama vijoi inspektimet e projekteve në qytetin e Shkodrës me vizitën në shkollën e mesme të bashkuar “Adem Haxhija” në Postribë , ku po realizohet ndërtimi i terreneve sportive .
Gjatë kësaj vizite, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e informoi kryeministrin për ndërtimin e terreneve të tjera sportive në shkollat e qytetit të Shkodrës.
Gjatë vizitës në Shkodër, kryeministri Rama u shoqërua me fjalë falenderuese nga qytetarët shkodranë për investimet nga qeveria dhe Bashkia e Shkodrës.