Kryeministri Rama vlerëson TEA-n, aplikacionin për Shqipërinë turistike

93972e7d40ce4385b3c6283f25e83186

93972e7d40ce4385b3c6283f25e83186

Shqipëria ka prej muajsh një aplikacion të posaçëm për të informuar qytetarët dhe vizitorët e huaj mbi pikat turistike dhe kulturën e vendit.

Aplikacioni për celular, TEA (Tourism Events of Albania), u vlerësua të hënën nga kryeministri Edi Rama si një vlerë e shtuar përgjatë këtij sezoni të suksesshëm veror.

Platforma është organizuar në formën e një kalendari digjital ku radhiten programet turistike, kulturore dhe artistike për turistët që vijnë të zbulojnë Shqipërinë.

TEA është zhvilluar në Shqipëri nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Turizmit në koordinim me institucione të tjera si Ministria e Kulturës dhe bashkitë e vendit.

Aplikacioni mund të instalohet falas në celularët Apple dhe Android.

Ai pasqyron mbi 1,100 aktivitete për grupmosha dhe kategori të ndryshme: arti, trashëgimia kulturore, festivalet muzikore, sporti, folklori, festat lokale, artet pamore, agroturizmi dhe kulinaria.

Informacionet për çdo aktivitet mund të lexohen në shqip dhe në anglisht, ndërsa falë mundësisë së përdorimit të vendndodhjes gjeografike, përdoruesit mund të gjejnë edhe veprimtaritë për zonën ku gjendeni.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.