Kryeministrja Meloni në Shqipëri, Andoni: Është konfirmim i mbështetjes ndaj kryeministrit Rama

Analisti Ben Andoni u shpreh se ardhja e kryeministres italiane, Xhorxha Meloni (Giorga Meloni),në Shqipëri vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Italinë ku vetëm pak orë larg janë zgjedhjet për Parlamentin Europian.

I ftuar në studion e RTSH-24, Andoni tha se, Shqipëria gjendet përballë një eksperimenti të vështirë për këtë marrëveshje të firmosur por nga ana tjetër vizita e sotme e znj. Meloni është më shumë konfirmim i mbështetjes së zotit Rama.  

Vizita e kryeministres Meloni, është më shumë konfirmim i mbështetjes së zotit Rama.  Një mbështetje që z. Rama i duhet në këto momente. Është inpakti i një lëvizje që ajo e ka iniciuar praktikisht sepse ndryshe të flasësh teorikisht dhe ndryshe është të firmosësh marrëveshje të tilla”.

Duke u ndalur në zgjedhjet për Parlamentit Evropian që mbahen 6-9 qershor, Andoni u shpreh se, “duket që e djathta ka një lloji përparësie në gjithë hapësirën e zonës evropianë.  Meloni, kryeministre e një qeverie të djathtë me një retorikë shumë të ashpër lidhet me një qeveri të majtë sikurse është qeveria e drejtuar nga PS-ja. Në Shqipëri po ndjekin disa projekte të rëndësishëm ku ndër to është dhe projekti për pritjen e emigrantëve të paligjshëm”.

Madje shtoi Andoni, ky projekt po përdoret si projekt pilot dhe për vendet e tjera.

Me të drejtë dhe në kronikat e televizionit tuaj është përmendur që të tilla marrëveshje po mundohet të përfshijnë dhe vendet e tjera. Barra e madhe e emigrantëve është bërë e papërballueshme për vendet e Evropës Perëndimore. Italia si pjese e G-7 dhe afër vendeve të Afrikës kërcënohet nga flukset e emigracionit të paligjshëm”.

Duke theksuar rëndësinë e këtij projekti, Andoni theksoi se, para ca ditës kjo qendra e pritjes në Shëngjin linte shumë për të dëshiruar por janë dhe dy qendra të tjera mbështetëse në Gjadër.

Sipas marrëveshjes i gjithë ky impiant do të mbështetet nga Italia, do subvencionohet nga Italia, do financohet nga Italia dhe do menaxhohet nga ata. Infrastruktura duhet të mbaronte në maji por tashmë është shtyrë për në shtator, pavarësisht vështirësive të mëdha për ta realizuar”.

Në këtë prizëm ai komentoi se, “Shqipëria  gjendet përballë një eksperimenti të vështirë sepse kapacitetit është 3 mijë mbajtës dhe pjesa që do përpunohet shumë më pak. Përsa i përket këtij projekti, Italia ka fuqi ekstra-territoriale. Një bast shumë i madh sepse dhe organizmat për të drejtat e njeriut por dhe forca të ndryshme politike , sidomos e majta italiane është shumë kritike.

Italia fiton shumë në këtë marrëveshje sepse zhvendos një problematik nga territori i saj, madje kjo zhvendosje i bënë shumë mirë turizmit atje. Ndërsa Shqipëria fiton kredo morale dhe mbështetjen e Italisë.  Për hir të vërtetës Italia është nga nga partnerë kryesore  ekonomike të vendit tonë. Kjo marrëdhënie shkon më tepër ku Shqipëria teston jo vetëm këtë marrëdhënie me vende të tilla por dhe me funksione të ndershme që do bëhen me Italinë”.

Kjo marrëveshje është kritikuar shumë për shkak të denoncimit që ka ardhur nga organizata të ndryshme për të drejtat e njeriu sepse zhvendosen projekti nga një vend i BE-së në një vend që ëshë në hapat drejtë BE-së lë shumë për të dëshiruar. Sepse ka kornizë ligjore krejt tjetër në BE dhe krejt tjetër në vendet aspirantë.  

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.