Kryen punime pa leje, procedohen 3 shtetas / Konsumoi mbi dozë ilaçesh, paraqitet për ndihmë në spital
Policia e Shkodrës bën të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Shkodrës, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore pasi ka konsumuar mbi dozë ilaçesh një 23- vjeçar , banues në fshatin Dobraç.
Mesohet se i riu vijon të jetë në Spitalin rajonal të Shkodrës duke marrë asistencë mjekësore.
Ndërkaq grupi hetimor vijon të punojë për të sqaruar rrethanat e rastit.
Ndërkohë, blutë e Shkodrës kanë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas banues në fshatin Kuç, si dhe në fshatin Sektor, pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesën përkatëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë ndërtimet pa leje janë fokusin e policiosëndërtimore ku gjatë këtyre ditëve në disa objekte të ndërtuara pa leje