Lajme

Kryendeshja e javës së parë, Partizani – Vllaznia, një përballje pretendentësh

Partizani – Vllaznia është një nga duelet më interesante të javës së parë të Superiores. Një përballje pretendentësh mes dy ekipeve që në këtë sezon do të luftojnë për titullin kampion.

Ditën e hënë në orën 20:00, dy ekipet do të zbresin në “Arenën e Demave” për të bërë mes tyre llogaritë për 3 pikët e para të kampionatit. Sfidë e luftuar mes dy ekipeve që në vitet e fundit i kanë dhënë “ton” futbollit shqiptar.

Edhe statistikat e përballjeve direkte mes tyre tregojnë se kjo sfidë do të jetë spektakolare. Kështu, në 10 duelet e fundit të zhvilluara nga të kuqtë dhe shkodranët, 4 janë fituar nga Partizani. Dy  takime ka fituar Vllaznia dhe 4 të tjera kanë përfunduar në barazim.

Kryeqytetasit kanë gjetur rrugën e rrjetës 13 herë, ndërsa kuqeblutë kanë mundur të shënojnë 10 herë.  

Vllaznia pritet të vijë në këtë ndeshje jo e plotë për shkak dëmtimesh.

Mesohet se janë 4 futbollistë në infermieri duke nisur nga mbrojtësit Bajrami dhe Jago, për të vijuar me mesfushoret sulmues Karamanovic e Gruda.

Megjithatë, objetivi i kuqebluve është marrja e tre pikëve në këtë transfertë të vështirë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

11 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

11 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

11 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

11 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

11 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

12 hours ago

This website uses cookies.