Kryengritja e Përgjithshme shqiptare ndaj Perandorisë Osmane
Më 4 shtator 1912, u zhvillua Kryengritja e Përgjithshme shqiptare ndaj Perandorisë Osmane.
Kryengritja e armatosur u udhëhoq nga Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj. Pas përfundimit me sukses të kësaj kryengritjeje, Porta e Lartë e Stambollit u detyrua të ulej në bisedime dhe të plotësonte kushtet e palës shqiptare, ku më kryesorja do të ishte Shpallja e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) sjell foto të vendimit mbi masat e marra nga qeveria mbas studimit të kërkesave që parësia shqiptare i ka bërë Portës, për dhënien e lejeve për mbajtje arme, hapjen e shkollave shqipe, amnisti për pjesëmarrësit në kryengritje etj. Gjithashtu DPA sjell një foto historike të Ismailit Qemalit dhe Hasan Prishtinës.