Kryeparlamentari bullgar në Tiranë: Në kuadrin e 1 viti do kemi linjë ajrore Shqipëri-Bullgari

Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov ka shprehur mbështetjen e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE. Jeliazkov tha se mes dy ev4dneve bashkëpunimi dhe dialogu politik është në nivele të arta, ndërsa shtoi se në kuadrin e një viti do të ketë një linjë ajrore Bullgari-Shqipëri.

Kjo linjë do nxis edhe më tej turizmin por edhe bashkëpunim ekonomik dhe investimet në të dyja vendet.

“Patëm një dialog konstruktiv ku nënvizuam marrëdhëniet tona edhe në kontekstin e procesit të integrimit në BE edhe në kontekstin e sfidave që kemi para për ruajtjen e rendit ndërkombëtar. Folëm edhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mes dy vendeve tona nuk ka çështje të hapur dhe dialogu politik është në nivelin më të lartë. Ftova homologen Lindita Nikolla të vizitojë Sofjen, ftesë që u pranua kryeparlamentarja.

Shqipëria ka përkrahjen e palëkundur të Bulgarisë për integrimin dhe sipas nesh përparimi i saj është më i madh në lidhje me përmbushjen e detyrave. Shqipëria është kampione në rajon për sa i përket përmbushjes së detyrimeve për integrimin dhe përbush të gjitha detyrimet e politikës së jashtme dhe ka një pozicion të palëkundur ndaj luftës në Ukrainë dhe nismat rajonale. Folëm edhe për mundësitë për nxitjen e investimeve dhe mundësitë që do të na jap korridori 8 dhe intensifikimin e marrëdhënieve.

Në kuadrin e një viti do te kemi një linjë të rregull ajrore në bazë të modelit të qëndrueshëm të biznesit dhe kjo do të hap një potencial tjetër për zhvillimin e turizmit dhe do të inkurajojë mundësitë e tjera që nuk janë përdorur deri më tani për shkëmbim mallrash”, tha Jeliazkov.

Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla në Kryesinë e Kuvendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Fituesi i një maratone në Tajlandë vrapoi me… sandale!

Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…

10 hours ago

Shpikës të shkëlqyer që u vranë nga krijimet e tyre

Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…

10 hours ago

E mbijetuara e sulmit të Hamas, u përzgjodh të përfaqësojë Izraelin në Eurovizion 2025

Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…

10 hours ago

Vitet kontributive para ’94, Manjani: Do njihen pa pengesa a shpenzime për përfituesit

Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…

10 hours ago

Situata gripale në vend, Brataj: Po rriten rastet, ja simptomat kur duhet t’i drejtoheni spitalit

Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…

10 hours ago

Mot i ashpër në zonat malore – Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Theth- Ndërlysaj

 I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…

12 hours ago

This website uses cookies.