Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ka mbajtur liturgjinë e tij të parë në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare pas caktimit të tij në këtë detyrë. Shërbesa, e cila u zhvillua në gjuhën shqipe, u mbajt në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, një ditë pas ceremonisë së Fronëzimit të tij si kryepeshkop.
Gjatë fjalës së tij, Kryepeshkopi Joan theksoi se forcimi i unitetit brenda Kishës është një nevojë e domosdoshme për të arritur qëllimet e saj. Ai kujtoi periudhën e vështirë të diktaturës komuniste, ku, sipas tij, muret e jashtme të kishave u shkatërruan, por besimi i popullit shqiptar mbeti i pandryshuar.
“Falenderojmë dhe nderojmë martirët e lirisë që përhapën dritën e besimit në trevat ku jetojmë, një listë e gjatë të cilën do ta kujtojmë me nderim e mirënjohje. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX kisha u përball me persekutimin e egër komunist. Diktatura shkatërroi muret e jashtme të kishave, por nuk mundi të shkatërrojë zemrat e besimit”, tha ai.
Ceremonia u ndoq nga qindra besimtarë të pranishëm në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku u manifestua një atmosferë e ngrohtë e besimit dhe shprehur nderimi për udhëheqësin e ri të Kishës Ortodokse Shqiptare.
Një ditë më parë u zhvillua ceremonia e Fronëzimit të kryepeshkopit Joan si drejtuesi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, pasardhësi i kryepeshkopit të ndjerë Anastas Janullatos.
Java e 35-të e La Ligës mbyll praktikisht duelin për titull në Spanjë. Barcelona fiton…
Pak pas mbylljes së procesit të votimit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë për shtyp pas përfundimit të procesit…
Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Sipas…
Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën Jozefina Topalli i ka bërë thirrje qytetarëve që…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit zyrtare, për pjesëmarrjen në…
This website uses cookies.