Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar listat e kandidatëve që do të garojnë me njëri-tjetrin në primare para se të tentojnë garën përballë me kundërshtarëve socialistë në zgjedhjet e 11 majit.
Deri më tani janë regjistruar gjithsej 468 kandidatë të propozuar dhe vetëpropozuar, nga të cilët 289 kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës.
Në këtë garë, 89 kandidatë janë gra (31%), ndërsa 47 i përkasin grupmoshës së re (16%).
“Me propozim të Kryetarit të PDSH, Prof. Dok Sali Berisha, duke konsideruar se afati i dorëzimit të dokumentacionit për pjesëmarrje në procesin e Primareve ishte i shkurtër, dhe kjo mund të ketë shkaktuar vështirësi kryesisht për kandidatët që kanë shprehur interes nga diaspora, Kryesia vendosi që vetëm për kandidatët që kanë shprehur interesin, por kanë qenë në pamundësi për të plotësuar dhe dorëzuar dokumentacionin përkatës, ky afat të shtyhet deri ditën e shtunë, datë 22 shkurt 2025 ora 24.00”, thuhet në njoftim.
Tragjedi në botën e motorëve. Anglezi Owen Jenner (21) dhe Shane Richardson (29)nga Zelanda e…
Lideri konservator Friedrich Merz ka fituar në një votim të dytë parlamentar për t’u bërë…
Një aset jo vetëm për Radio Televizionin Shqiptar, por për të gjithë vendin – e…
Ndërsa Bazeli ka hapur dyert e qytetit për të mirëpritur Eurovision 2025, arena e St…
Poeti dhe autori i njohur palestinez, Mosab Abu Toha, është ndër fituesit e çmimit Pulitzer…
Mbrëmja më ikonike e modës, Met Gala 2025 në Muzeun Metropolitan të Artit në New…
This website uses cookies.