Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur këtë të enjte (11 prill) në takim kryesuesin e OSBE-së, i cili është edhe ministër për Punë të Jashtme, Evropë dhe për Tregti i Maltës, Ian Borg.
Ky i fundit, gjatë vizitës në Kosovë do të takohet edhe me Kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, stafin e misionit, dhe pjesëmarrës nga Akademia e Dialogut e OSBE-së.
“Kryesuesi Borg do të udhëtojë në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Gjilan për t’u takuar me organizatat lokale të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e komuniteteve nga komuna të ndryshme për të diskutuar rreth të drejtave të komuniteteve, angazhimin e të rinjve dhe fuqizimin e grave. Ai do të takohet edhe me kryetarët e komunave që përfaqësojnë komunitete të ndryshme për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin ndër-komunal të mbështetur nga OSBE. Ministri Borg do të takohet edhe me Peshkopin Teodosije nga Kisha Ortodokse Serbe”, njofton OSBE.
Takimi është mbajtur në objektin e Presidencës, ndërsa mediat janë lejuar që të marrin pamje në fillim të takimit.
Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…
Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…
Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
This website uses cookies.