Kryetari i Aleancës Demokratike, Eduart Abazi, deklaroi në një intervistë në “Ekspres” se duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor në Shqipëri duke i mundësuar dhe subjekteve të tjera më të vogla pjesëmarrja në zgjedhje.
Sistemi aktual zgjedhor u shpreh Abazi, e pamundëson pjesëmarrjen në procesin zgjedhor të partive të vogla dhe votat që grumbullojnë nga këto subjekte nuk prodhon dot asnjë mandat deputeti për shkak të sistemi të deformuar elektoral.
“Pas një analize të rezultateve zgjedhore të bërë për zgjedhjet në 2015 rezultoi se partitë e vogla grumbulluan mbi 583 mijë vota të partive të vogla në zgjedhjet vendore dhe mbi 213 në zgjedhjet e përgjithshme politike. Por për shkak të sistemit nuk prodhuam dot asnjë mandat”, tha Abazi.
Sipas tij, 32 subjekte politike janë në një mendje duke mbrojtur interesat e përbashkëta dhe duke mos u bërë pjesë asnjë force më të madhe politike. Kërkesa kryesore është vetëm Reforma Zgjedhore.
“Prioritar dhe kyç për të shpëtuar Shqipërinë, për të zbutur tranzicionin për të siguruar një të ardhme të shqiptarëve, të besojnë së paku, duhet një reformë gjithë përfshirëse” tha ai.
Ndaj theksoi ai, po bëjmë gjithçka që të ofrojmë një alternativë tjetër politike por na pamundësojnë që të jemi pjesë e tryezës së Reformës Zgjedhore. Partitë e mëdha që menaxhojnë pushtet, tashmë që ë kanë kuptuar që ndryshimet e prillit 2008 duhet të rregullohen. Proceset zgjedhore duhet ti krijojnë mundësi shqiptarëve të zgjedhin dhe nesër ti kërkojnë llogari.
Si përfaqësues i interesi të subjekteve të tjera zgjedhore, Abazi tha se, “ndryshimi i sistemit do të siguronte barazi në vota për të gjithë shqiptarët. Ndaj dhe ne këtë kemi kërkuar që të rregullohet sistemi duke bërë të mundur korrektimin e votave. Ne mendojmë sistem zgjedhor kombëtar ose me korrektim që mandatet të ndahen në propozicion të votave që marrin secili.
“Gjithashtu ne propozojmë që administrimi zgjedhor të hiqet nga subjektet politike që janë pjesë e garës. Votim dhe numërim elektronik. Marzhi i gabimi është shumë më e vogël sesa numërimi manual që sikurse bëhet e mundur numërimi. Gjithashtu ne mendojmë që të ndalohen dhe financimi i partive politike nga shteti. Si dhe listat e hapura që të risi garën brenda subjektit”, përfundon ai.
“Derbi” shqiptar mes Shkëndijës dhe Shkupit, i vlefshëm për Ligën e parë të Maqedonisë së…
Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia…
Shqipëria ka një prevalencë të lartë të përhapjes së Helikobakter Pylorit , që zakonisht gjendet…
Muzikologu shkodran Qamil Gjyrezi promovoi në Bibliotekën Shkencore librin me titullin “Studim për muzikologjinë psikoanalitike”.…
Konkursi letrar “Fjala artistike”, organizuar nga QKF “Kujtim Alija” uli siparin e edicionit për vitin…
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të marrë për shqyrtim kërkesën e Sali Berishës, lidhur me shfuqizimin…
This website uses cookies.