Kryetari i Këshillit të Qarkut, Edmond Ndou, takim me drejtues sektorësh, në fokus koordinimi me drejtoritë rajonale
Përmirësimi i mëtejshëm i koordinimit të punës mes Këshillit të Qarkut Shkodër dhe sektorëve të tjerë ishte në qendër të takimit që zhvilloi kryetari i Këshillit të këtij Qaku, Edmond Ndou, me Drejtorin e Agjencisë Rajonale të zhvillimit bujqësor, Pjerin Spathari, dhe Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Veterinar, Andi Bilali. Duke u ndalur tek nevoja për përmirësimin e mëtejshëm të administrimit dhe mbrojtjes së tokës bujqësore, detyrim institucional i Qarkut, Ndou theksoi edhe disa pika ku nuk do të mungojë përkrahja e këtij institucioni për thellimin e rezultateve:
Spathari dhe Bilali, duke e mirëpritur kontributin e Qarkut në aktivitetin e tyre për të thelluar arritjet, u ndalën në disa probleme, ku kërkohet vëmendje e madhe edhe e specialistëve edhe e fermerëve, siç janë bimët medicinale në Malësi të Madhe dhe nevoja për një treg të bagëtive edhe në Zonën e Nënshkodrës:
Gjatë këtij bashkëbisedimi, kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Edmond Ndou, siguroi se nga ana e këtij institucioni nuk do të mungojë për asnjë moment bashkëpunimi me të gjithë institucionet vendore e qendrore, në funksion të përmirësimit të standardeve të jetesës për të gjithë banorët e këtij qarku.