Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou  takim në Qendrën Sociale “Besa”

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou,  vijon  takimet me  pensionistët , me të cilët diskuton për nevojat financiare , si dhe u bën të ditur skëmën që do i ketë në qendër të vëmendjes për trajtimin financiar të tyre.

Ditën e sotme, Ndou zhvilloi një takim të përzemërt me gjyshërit që trajtohen në  Qendrën Sociale “Besa”, në Barbullush .

Pas këtij takimi, në faqen sociale FB të Këshillit të Qarkut, Ndou shkruan :

“ Në Qendrën Sociale “Besa” Barbullush, ku dita nisi mes gjysheve e gjyshërve, me të cilët pata kënaqësinë të bisedoja rreth planit të ri të pensioneve.

Por natyrshëm prej tyre ke shumë për të mësuar dhe ndarë eksperienca që janë të vlefshme për të përmirësuar shërbimet ndaj kësaj shtrese.

Skema e re do të ketë në qëndër të vemendjes moshën e tretë, për t’i dhënë trajtimin e merituar financiar dhe vemendjen maksimale për një jetesë dinjitoze.

Në këtë qëndër, kjo moshë merr të gjitha shërbimet falas dhe kemi një eksperiencë për t’u vlerësuar.

Pata rastin të falenderoj stafin për punën dhe përkushtimin e përditshëm krah tyre, si dhe kryetarin e Bashkisë Vau Dejës, z.Kristjan Shkreli për mbështetjen që i jep kësaj qendre”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.