Kryetarja e AMA-s: Të përmirësojmë kuadrin ligjor për funksionimin e medias online

krasniqi ama

krasniqi ama

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Armela Krasniqi ka reaguar në lidhje me gjuhën e përdorur ndaj gazetares Afrovita Hysaj, në televizioni “6+1 Vlora”, pas publikimit të detajeve për abuzimin seksual dhe drogimin e një 26-vjeçare.

Krasniqi nëpërmjet një reagimi në rrjetin social,  dënon gjuhën seksiste dhe fjalorin diskriminues të përdorur ndaj gazetares.  Sipas saj, ky rast nxjerr në pah boshllëkun ligjor që ekziston për trajtimin e fenomeneve të tilla që ndeshen rëndom në median online. Ajo kërkon që të punohet për një rregullore të re për mediat online.

 “Konsideroj të papranueshme gjuhën e përdorur nga portali 6plus1vlora.al, ndaj gazetares Afrovita Hysaj. Dënoj me forcë çdo lloj komunikimi si ky, në të cilin një grua, një gazetare profesioniste, sulmohet duke përdorur fjalor denigrues, gjuhë seksiste, diskriminuese dhe banale. Për pikënisjen që solli këtë devijim komunikimi, sigurisht që do të vendosin organet kompetente”, shkruan Krasniqi.

Ajo që mund të them me bindje, shkruan Krasniqi, se ky është një rast flagrant i lincimit të një gazetareje, i dënueshëm, që shkel mbi dinjitetin e njeriut, lirinë e fjalës dhe çdo kod etike profesionale.

“Ky rast – për fat të keq, jo i vetmi – nxjerr edhe një herë në pah boshllëkun ligjor që ekziston për trajtimin e fenomeneve të tilla. Inkurajoj dhe shpreh përkrahjen time për shoqatat e gazetarëve, grupet e interesit dhe çdo individ, në iniciativat ligjore për hartimin e rregulloreve të funksionimit të medias online, por edhe të përmirësimit akoma më tej të kuadrit ligjor ekzistues. Uroj dhe shpreh besimin, që raste të tilla të mos përsëriten dhe çdo profesionist i medias të reflektojë mbi fenomene të tilla”, përfundon deklaratën e saj kreu i AMA-s, zonja Krasniqi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.