Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Zaçaj: Vetëm një gjykatë e pavarur, administron mirë drejtësinë

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta Zaçaj, mori pjesë të hënën në ceremoninë e zhvilluar për nder të gjyqtarit Anthony Kennedy, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me një karrierë të shkëlqyer si jurist, dedikuar promovimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës.

Zaçaj mori pjesë në këtë ceremoni me ftesë të Javier Cremades, kryetar i Shoqatës Botërore të Juristëve (WJA).

Gjatë sesionit me titull “Pavarësia e Gjyqësorit dhe Indeksi i Shtetit të së Drejtës”, kryetarja Zaçaj, në fjalën e saj, theksoi se “vetëm një gjykatë e pavarur, së cilës i garantohet paprekshmëria e mandatit të anëtarëve të saj, mund të konsiderohet si një gjykatë që administron drejtësinë kushtetuese, në përputhje me parimet kushtetuese”.

Po ashtu, ajo shtoi se “në drejtim të garantimit të parimit të shtetit të së drejtës, Gjykata Kushtetuese është një element kyç për sa kohë që kontrolli kushtetues është një nga këto mekanizmat që ndihmojnë në arritjen e këtij qëllimi”.

Shoqata Botërore e Juristëve (WJA) është krijuar në vitin 1963 si një forum ndërkombëtar ku kryetarë shtetesh, gjyqtarë, qeveritarë, akademikë, avokatë, aktivistë dhe figura të tjera të rëndësishme bashkëpunojnë për promovimin dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.