Kryetarja e Kuvendit, Nikolla: Kosova, një hap më pranë Këshillit të Evropës

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti të mërkurën rekomandimin e Komitetit Politik të APKiE për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kosova, një hap më pranë Këshillit të Evropës. Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot raportin dhe rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, u shpreh Nikolla në një reagim.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Nikolla përshëndeti këtë sukses të merituar të Kosovës.

“Rikonfirmoj angazhimin tonë për të vijuar mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE, në organizata të tjera ndërkombëtare, shtimin e njohjeve dhe rritjen e kontributit të Kosovës në marrëdhëniet dhe zhvillimet ndërkombëtare”, nënvizoi më tej Nikolla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.