Lajme

Kryqi i Kuq Shqiptar, shoqata më e vjetër humanitare në vend

Më 4 tetor 1921 u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar.

Vetëm pak e dinë se kryetari i saj ka qenë Ahmet Zogu, i cili pas pak vitesh do të vetëshpallej mbret. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave zotëron në fondin e saj edhe dokumentin ku paraqitet thirrja e Zogut si kryetar, drejtuar shqiptarëve, të cilët i fton të japin kontribut në dobi të shoqatës.

Kryqi i Kuq Shqiptar përbën shoqatën më të vjetër humanitare në vend, të njohur zyrtarisht prej Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në vitin 1923. Pas Luftës, Kryqi i Kuq Shqiptar varej tërësisht nga institucionet shtetërore, të cilat me një vendim të vitit 1969, pezulluan veprimtarinë e kësaj shoqate për më shumë se 20 vjet.

Në fillim të viteve ‘90, Kryqi i Kuq Shqiptar rifillon aktivitetin e tij duke krijuar një bazë të plotë ligjore, si dhe një strukturë organizative. Kjo shoqatë u njoh nga Kuvendi i Shqipërisë, si “një organizatë e pavarur humanitare vullnetare” në bazë të ligjit nr. 7864 më 29 shtator 1994.

Në dekadat e fundit kanë qenë tre momente në të cilat Kryqi i Kuq Shqiptar pati një rol të domosdoshëm: në përmbytjet e vitit 1996, në trazirat që përfshinë vendin pas rënies së firmave piramidale në 1997 si dhe gjatë luftës së Kosovës, që u shoqërua me krizën e refugjatëve në kërkim të një strehe në Shqipëri.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

33 minutes ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

35 minutes ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

38 minutes ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

2 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

2 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

4 hours ago

This website uses cookies.