Kthehet nga Italia për të investuar/Mond Gjondrekaj me mbështetje nga AZHBR dhe BE, krijoi fermën blegtorale
Pas shumë vitesh në emigrim, Mond Gjondrekaj nga fshati Trush i Shkodrës u kthye në vendlindje, ku ka investuar në një fermë lopësh.Ai mbarështon 400 krerë lopë në fermën e tij, që është më e madhja e këtij lloji në Shkodër. Investimi me standarte europiane në teknologji inovative për sistemin e mjeljes është mbështetur nga AZHBR dhe Bashkimi Europian.Prodhimtaria ditore e qumështit arrin deri në 5000 litra, ku këtë sasi të qumështit që e prodhojnë e marrin fabrikat e përpunimit të qumështit me të cilat ai ka lidhur kontratë. Mondi thotë se synimi është është që brenda një kohe shumë të shkurtër të rrisë numrin e krerëve dhe të prodhojmë rreth 10 mijë litra qumësht.Investimi në teknologji ka përmirësuar ndjeshëm procesin e mjeljes së qumështit, më shpejt, me cilësi e siguri ushqimore siç i nevojitet përpunuesit dhe tregut.