Këngëtarja Kieda Budini i rikthehet muzikës pas 9 viteve mungesë. Ajo u bë e njohur në vitet 2010 me hitet e suksesshme “Zemrën e ke bosh”, “007” dhe “Sa u deshëm”. E ftuar në emisionin “Në radio” të gazetarit Andri Xhahu, Budini prezantoi projektin e ri muzikor të titulluar “Për ty lë ëndrrat”.
“Kënga është krijuar nga një producent në Dubai, Yasin Torki, i cili është është me origjinë iraniane. Tekstin e kam shkruar unë. Çdo gjë shkoi mbarë. Unë jam pak e vështirë sepse dua që gjërat të shkojnë siç dua unë. Ai më ka kuptuar dhe është munduar të tregohet i arsyeshëm dhe ka kuptuar çfarë kam dashur. Kam marrë goxha komente të mira. Kënga po ecën mirë.”
Do të ishte viti 2012 kur Kieda Budini do të largohej nga muzika për të studiuar jashtë vendit.
“Doja të bëja pak më shumë se sa kënga, doja të krijohesha si paketë. Ndieja sikur kisha nevojë që të përgatitesha më shumë për skenën. Studimet në Vjenë për ‘musical theatre’ ku studioja për këndim, balet dhe aktrim, ishin shumë intensive dhe koha ikte. Nga mëngjesi deri në darkë me studime, vitet kaluan dhe nuk munda ta ndiqja muzikën.”
Gjatë viteve të shkollimit, Kieda qëndroi larg muzikës pop, por ka marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtare ku dhe është vlerësuar.
“Kam marrë pjesë nëpër kompeticione botërore siç është World Championship në Amerikë. Aty fitova dy medalje, për muzikë klasike dhe muzikë kauntri. Pas studimeve pata fatin që më morën në një show ku krijova një eksperiencë shumë të mirë dhe pashë se si funksiononte muzikali. Më pas nga kjo më morën në një show të madh e të njohur në Austri ku isha pjesë e ansamblit. Në Amerikë kam luajtur edhe një film me regjisorin Nichola Shreli, që do të ketë premierën shumë shpejt.”
E pyetur nëse e ka synuar tregun muzikor në Austri, ajo shprehet me skepticizëm.
“Kam pasur oferta për të bërë bashkëpunim me një producent atje por nuk besoj në tregun austriak, nuk besoj se aty ka treg për muzikë pop. Gjermanishtja nuk është gjuha ime e nënës dhe sado që të mund të këndoj në gjermanisht, nuk e shikoj veten time aty. Në qoftë se do të kem një ofertë që më pëlqen në Gjermani ose diku tjetër, pse jo? Austrinë për momentin nuk e shoh që ka treg për muzikën pop.”
Në lidhje me tregun muzikor shqiptar, Kieda thotë se ndihet krenare për muzikën që bëhet në Shqipëri e Kosovë.
“Kudo që shkoj nëpër botë më pyesin nëse njoh një këngëtar të caktuar. Muzika jonë ka ecur jashtëzakonisht,. Ka stile të ndryshme. E kuptoj kur njerëzit thonë që nuk na pëlqen më muzika. Është futur goxha muzikë elektronike. I njëjti problem po ndodh edhe në botë. Por gjërat po ndryshojnë. Kjo nuk do të thotë që artistët kjo gjë i bën më pak këngëtarë.”
Gjatë kësaj mungese jo të shkurtër, këngëtarja tregon se ka marrë shumë mesazhe nga fansat e saj.
“Kam marrë shumë mesazhe në TikTok dhe Instagram ku më pyesin njerëz që nuk i njoh se kur do të nxjerr këngë të reja. E kam ndjerë që duhet ta bëj. Ky është vendi im. Ndihem më shumë shqiptare, sepse unë ika vonë nga Shqipëria.”
Ndaj prej disa muajve, Kieda ndodhet në Tiranë për të punuar me këngët e reja, disa syresh në bashkëpunim me të vëllanë, Albinin. Duke qenë se po afron Festivali i Këngës, kuriozitetit të Andrit nëse e konsideron pjesëmarrjen në këtë garë të madhe të këngës, Kieda shprehet:
“Është në planet e mia në një të ardhme. Do merrja pjesë me kënaqësi. I kam shumë qejf skenat.”
Veprimtaria e Ceremonisë së Diplomimit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” vijoi traditën e organizimit edhe këtë…
Fundvjeshta solli prurje të reja artistike në Shkodër. 15 artistë të qytetit si: Adnan Kastrati,…
Në ambientet e Bibliotekës publike “Marin Barleti” u zhvillua takimi përmbyllës i projektit "Zbulimi i…
Pas ngjarjes së rëndë të 3 ditëve më parë, siguria në shkolla është kthyer në…
Prej disa ditësh në Shkodër ka nisur puna për pastrimin e kolektorit kryesor të qytetit…
Moti i keq me stuhi dhe shiu ka krijuar probleme në Lezhë. Prej pasdites të…
This website uses cookies.