Kuajt shkaktojnë kaos në Londër, lënë 4 të plagosur në rrugë pasi u tremben gjatë stërvitjes

Katër persona mbetën të plagosur pasi disa kuaj të Kalorësisë Mbretërore dolën nga kontrolli dhe vrapuan në rrugët e Londrës.
Pesë kuajt ishin larguar nga kampi ku ato po trajnoheshin pasi u trembën nga zhurma në një kantier ndërtimi pranë Pallatit Buckingham dhe vrapuan në rrugë duke u përplasur me automjetet dhe qytetarët.
Policia Metropolitane e Londrës dhe Ushtria Britanike konfirmuan se kuajt ishin gjetur pasi ishin larguar nga kampi i tyre. Kuajt ishin nga Kalorësia Mbretërore dhe po trajnoheshin për ceremoni mbretërore, një veprim i cili bëhet shpesh në funksione shtetërore në Londër.