Kualifikimi në Euro 2024, flet Sylvinho: Ëndërr e madhe, do ta mbaj mend gjithë jetën

“Kjo është një ditë që do të mbetet gjatë në memorien time për gjithë jetën”.

Këto janë fjalët e njeriut që na çoi në Euro 2024. Trajneri Sylvinho foli pas sfidës me Moldavinë që na siguroi biletën për në Gjermani.

Ai u shpreh se kjo që u arrit është një ëndërr shumë e madhe.

“Sigurisht është një sfidë shumë e bukur, kjo e Shqipërisë që unë e kam pranuar me dëshirë, por unë që në fillim të edicionit kam thënë që ky është një grup shumë i balancuar. Nuk do të kishte skuadra që mund të shkonin të merrnin 22-23 pikë. Pra të të gjitha skuadrat mund të merrnin pikë dhe kështu rezultoi. Objektivi jonë ka qenë që të vinim në Nëntor në kushte për të qenë në garë për t’u kualifikuar dhe ky objektiv u arrit.

Ka qenë një sfidë e vështirë. Për mua është një ëndërr, nuk ka qenë aspak e lehtë. Unë besoj shumë tek puna, por sigurisht që kjo ishte vërtetë një ëndërr e madhe”, tha Sylvinho.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

5 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

5 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

5 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

5 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

5 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

22 hours ago

This website uses cookies.