Kualifikohen Borusia Dortmund dhe Lacio, PSG-në e “shpëton” arbitri dhe Mbape

Kualifikohen

Kualifikohen

Të martën janë luajtur takimet e 5-ta të grupeve E, F, G dhe H dhe dy prej tyre janë luajtur më herët, aty ku Shahtjori i Donjeckut ka mundur me një gol të vetëm belgët e Antverpit, duke mbajtur gjallë shpresën për një vend në turin e 16-shes.

Ndërkaq, në takimin tjetër të grupit H, të luajtur në mbrëmje, Barcelona dhe Porto e kanë mbyllur në barazim 1-1 pjesën e parë, me portugezët që kaluan të parët në epërsi pas një gjysmë ore lojë dhe me katalanët që u kundërpërgjigjën menjëherë më pas. Në pjesën e dytë, Zhoao Feliks përmbys shifrat për Barcelonën, që fiton kështu 2-1 dhe kualifikohet për në fazën tjetër.

Po kështu, në grupin E, në takimin e luajtur më herët, Lacio e ka eliminuar përfundimisht Sëlltikun nga Evropa, duke e mundur 2-0 me dy gola të realizuar brenda 3 minutash, në të 82-tën dhe në të 85-tën, dhe duke mbetur në rrugë të mbarë për një vend në turin e 16-shes së Ligës së Kampioneve. Në takimin tjetër të grupit, të luajtur në mbrëmje, Atletiko e Madridit ka shënuar një gol në pjesën e parë dhe dy në të dytën në Holandë ndaj Fejënordit vendas, duke fituar 3-1, një fitore që kualifikon spanjollët, por edhe Lacion, që tani për në turin e 16-shes.

Ndërkaq, në grupin F, Milani dhe Borusia e Dortmundit kanë fituar nga një 11-metërsh secila në 10 minutat e para, me italianët që e shpërdorojnë me atë të Zhirusë, e me gjermanët që e realizojnë me anë të Rojsit. Megjithatë, pjesa e parë do të mbyllet në barazim 1-1, pasi Çukueze do ta gjejë rrugën e rrjetës për Milanin. Në të dytën, janë sërish gjermanët që gjenë edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, duke marrë kështu një fitore 3-1 që i çon ata që tani në turin e 16-shes. Në takimin tjetër të grupit, Njukasëlli e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi në Francë përballë vendasve të Paris SG-së, por duke mos e ruajtur këtë epërsi deri në fund, pasi francezët kanë barazuar shifrat me një 11-metërsh të saktë të Mbapesë në minutën e 8-të shtesë, rezultat ky që i lë anglezët, francezët dhe italianët në betejë për biletën e mbetur për në turin e 16-shes.

Në grupin G, aty ku thuajse çdo gjë ishte vulosur, Mançester Siti ka kapërcyer pësimin e dy golave në pjesën e parë dhe ka shënuar 3 në të dytën, duke mundur Lajpcigun 3-2 dhe duke mbajtur të paprekur vendin e parë, ndërsa Jang Bojs mundën 2-0 Cërvena Zvezdën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.