Kualifikueset e Botërorit 2026, zhgënjejnë Brazili dhe Argjentina
Brazili dhe Argjentina zhgënjejnë në javën e 11-të të ndeshjeve kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026.
“Seleçao” barazoi 1-1 në Venezuelë. Raphinha kaloi në avantazh Brazilin, por vendasit barazuan shifrat me Segovian. Vinicius ka një mundësi të artë për të rikthyer skuadrën e tij në avantazh, por gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
Argjentina mundet 2-1 në transfertë përballë Paraguajit. Lautaro Martinez kalon shumë shpejt miqtë në avantazh, por vendasit përmbysin gjithçka dhe fitojnë 2-1.
Ekuadori ka fituar me poker golash 4-0 përballë Bolivisë. Pas 11 ndeshjesh të luajtura, Argjentina vazhdon të qëndrojë në vendin e parë në grup me 22 pikë, e ndjekur nga Kolumbia me 19 pikë (një ndeshje më pak) dhe Brazili me 17 pikë.