Kualifikueset e Europianit U19, Serbia fiton ndaj Skocisë
Serbia mposht me rezultatin 2-0 Skocinë dhe arrin fitoren e dytë në Grupin A7 për kualifikueset e Kampionatit Europian që po zhvillohet në Shqipëri. Një 90 minutësh që u dominua nga skuadra ballkanase, ku gjithçka nisi në minutën e 10-të. Sulmuesja Sara Stokic, me një goditje, ia doli të mposhtë portieren Rodgers, ndihmuar edhe nga një devijim i prapavijës. Skocia u munda të reagonte, me dis atentativa si ajo e Mekleri në minutën e 12-të apo e Mason Clark 7 minuta më pas.
Në pjesën e dytë, Serbia filloi të administronte me qetësi rezultatin, por një përgjumje në mbrojtjen skoceze, bëri që Serbia të shënonte golin e dytë me Anxhela Markovic. Një harkim i saktë nga Stokic bëri që mesfushorja me një goditje me kokë të mposhte portierien skoceze. Ky rezultat qëndroi deri në fundin e takimit. Serbia shkon në kuotën e 6 pikëve dhe ndeshjen e fundit do e luajë përballë Islandës më 30 tetor në stadiumin “Elbasan Arena”.