Kualifikueset e Evropianit 2024 / Prag Çekia, shqetësojnë Broja e Bare, stërvitje të diferencuar

prag cekia

prag cekia

Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen ndaj Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, kuqezinjtë e ndarë në dy grupe zhvilluan një ndeshje kontrolli në ‘Shtëpinë e Futbollit’.  Fillimisht lojtarët punuan në palestër e më pas me disa ushtrime me topin, ndërsa zhvilluan edhe ndeshjen testuese. Të pranishëm ishin 21 lojtarë që janë paraqitur tashmë në grumbullim, ndërkohë që për të plotësuar grupin stafi teknik kishte marrë në këtë ndeshje kontrolli edhe disa nga lojtarët e Kombëtares U-19, që ka nisur sakaq grumbullimin për dy miqësoret ndaj Turqisë. Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupit i është bashkuar edhe sulmuesi Myrto Uzuni si dhe mesfushori Klaus Gjasula, të cilët kanë mbërritur me vonesë në grumbullimin e kombëtares kuqezi.  Për trajnerin e kombëtares kuqezi, brazilianin Silvinjo, ka një shqetësim për gjendjen e dy futbollistëve titullarë, Bare dhe Broja. Mesfushori Keidi Bare ka zhvilluar stërvitje të diferencuar nga grupi dhe po kështu edhe sulmuesi Armando Broja pas një shqetësimi fizik dhe kontrolleve mjekësore ka kryer gjithashtu stërvitje veçmas nga grupi, ndërkohë që pritet se që të dy t’i bashkohen sot ekipit për seacën e fundit stërvitore, anti-Çeki, seancë e cila pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” ku nesër mbrëmë do të luhet ndeshja zyrtar, Shjqipëri-Çeki duke filluar nga ora 20:45. Siç është me dije edhe më herët, për supersfidën përcaktuese të grupit E, Shqipëri-Çeku ka pasur një interesim shumë të madhe për ndjekjen live të kësaj ndeshjeje duke bërë që biletat të mbarojnë brenda një kohe të shkurtër. Së fundmi, përmes një njoftimi zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se ka shitur online 1139 copë bileta, të cilat u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion. Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur iu vu në dispozicion tifozëve kuqezi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.