Kualifikueset e Kupës së Botës 2026: Zhgënjejnë Brazili dhe Argjentina

Kanë dhuruar surpriza të mëdha ndeshjet kualifikuese të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2026. Argjentina dhe Brazili humbasin ndeshjet respektive në transfertë përkatësisht kundër Kolumbisë dhe Paraguait.

Kampionët në fuqi të botës munden 2-1 nga Kolumbia. Shënon Nico Gonzalez për argjentinasit, por goli i Mosquera dhe penalltia e shënuar  James Rodriguez i japin tre pikët kolumbianëve.

Paraguai mundi minimalisht 1-0 “selecaon” falë golit të shënuar nga Gomez. Vetëm një barazim pa gola 0-0 për Uruguain në Venezuelë, Bolivia dhe Ekuador mundën respektivisht Kilin (2-1) dhe Perunë (1-0).

Pas 8 ndeshjeve të luajtura Argjentina vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me 18 pikë, e ndjekur nga Kolumbia, Uruguai dhe Ekuadori. Brazili qëndron në vendin e 5-të në kuotën e 10 pikëve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.