Kubikë me fara dhe fidanë kanabisi, bie në pranga 38-vjeçari nga Shkodra, një tjetër në kërkim

Si rezultat i një operacioni të mirëorganizuar në territorin e Velipojës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 37 336 kubikë me fara dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, 1 automjet, 1 traktor dhe sende që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale.Në kuadër të operacionit ‘Luarza1’ dhe masave të ndërmarra nga policia me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që në fazë fillestare, u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të kubikëve më kanabis Naser Lohja 38-vjeç dhe u shpall në kërkim Pëllumb Lohja 48-vjeç.Vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Zbulimi i parcelave me kubikë me kanabis u krye nga pamjet e filmuara me dron, ndërsa siç shihet njëri nga personat po kujdeset për bimët narkotike.Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.