Kufizimi i përdorimit të automjeteve, eksperti: Të riformatohet infrastruktura rrugore

eksperti rrugor Arben Luzi

Teksa qeveria qendrore ka hedhur për konsultim një projektligj për kufizimin e përdorimit të automjeteve nga qytetarët, ekspertët e sigurisë rrugore propozojnë riformatim të shërbimit të transportit urban si dhe infrastrukturës rrugore.

Shërbim troli nuk kemi, as metro, domethënë shërbimi udhëtar në kompleksitetin e saj lë shumë për të dëshiruar. Mendoj që nuk mund të zbatohet, sepse i bie që një ditë të shkosh në punë dhe një ditë të jesh pushim. Unë do rekomandoja përmirësimin e shërbimit urban, vendosja e tramvajit apo edhe trenit veri–jug dhe lindje–perëndim në qytetin e Tiranës,” thotë eksperti rrugor Arben Luzi.

Në intervistën për Radio Televizionin Shqiptar, ai shton se zbatimi i këtij projektligji, ashtu siç është hartuar në këtë fazë, është vështirësisht i zbatueshëm, pasi pesha do të bie mbi përdoruesit e rrugës.

Mirë në ditën tek që i takon të qarkullojë, po në ditën çift do t’i pritet gjobë? Ai nuk pengon njeri. Do rrisim numrin e gjobave, se nuk bëjmë zgjidhje? Nuk ka shërbim urban, trol, tramvaj, që t’i shërbejë personit për të vajtur e për të ardhur nga puna,” tregon z. Luzi.

Projektligji që po diskutohet vjen në një kohë kur numri i automjeteve sa vjen e rritet, ndërsa autoritetet po përpiqen të gjejnë alternativa për të minimizuar vështirësinë në qarkullim.

Një mundësi është edhe ajo e lëvizjes së automjeteve me ditë të caktuara, sipas targave, nëse numri i tyre është tek apo çift.

Plani kombëtar përcakton masat që pritet të merren edhe sa i përket promovimit të transportit publik, caktimit të taksave të qarkullimit, si dhe përdorimit të teknologjive të reja për të ndihmuar menaxhimin efikas të sistemeve të transportit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.