Ditët e fundit Policia Kufitare Shqiptare ka njoftuar për sekuestrimin e shumave të ndryshme valutash në pikat e kalimit kufitar, pasi zotëruesit e tyre nuk i kanë deklaruar.
Duke marrë shkas nga rastet e fundit dhe në funksion të ndërgjegjësimit të udhëtarëve, Drejtoria e
Përgjithshme e Doganave njofton se bazuar në ligjet shqiptare të gjithë personat të cilët hyjnë në/ose largohen nga territori i Republikës së Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike. Gjithçka fillon nga shuma 10 000 euro ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera, qëllimin e mbajtjes së tyre, si dhe të paraqesë dokumente justifikuese përkatëse.
Procedurat e deklarimit kryhen pranë zyrave të Administratës Doganore, në Pikën e Kalimit Kufitar, hyrje apo dalje. Deklarimi kryhet nëpërmjet formularit për raportimin e transportit të vlerave në kufi i cili plotësohet online pranë zyrave doganore në Pikat e Kalimit Kufitar.
Duhet të mbahet parasysh se deklarimi i rremë apo i pasaktë apo mos deklarimi, bazuar në ligjet Administrata Doganore ka të drejtën e vendosjes së gjobës dhe se kur konstatohet mosdeklarimi ose deklarimi i rremë, paralelisht me vendosjen e gjobës nga Administrata Doganore, trajtimi i rastit bëhet sipas dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, njoftoi Dogana.
Ndërsa sezoni 2025-2026 i afrohet fundit të tij, Vllaznia mbetet ende në lojë për objektivat…
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur në Kryesinë e Kuvendit drejtuesit e…
Në ambientet e Bibliotekës Shkencore të qytetit u zhvillua promovimi i dy librave të autorit…
Emisioni “Studio Sport”, i transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në ekranin e RTSH Shkodra i…
Bashkia Shkodër ka përmbyllur me sukses investimin për rehabilitimin e rrugës që të çon drejt…
Punimet në akset kryesore të qytetit të Shkodrës po shkojnë drejt fundit. Rruga nga qendra…
This website uses cookies.