Kujdes nga çelësat USB, hakerët kinezë “infektojnë” Afrikën

d3717da57d934937a1c969e83edf8cbe

d3717da57d934937a1c969e83edf8cbe

Edhe pse mendohej se ishte rregulluar si problematikë, sulmet informatike me metodën e vjetër të viruseve me çelësat USB janë rikthyer.

Hakerët kinezë dyshohet se kanë vënë në shënjestrën e tyre vendet në zhvillim, si Afrika, të cilat vazhdojnë t’i përdorin këto pajisje të bëra gjithnjë e më të rralla në botën e modernizuar ku gjithçka lëviz nga interneti dhe “reja informatike”.

Grupi kinez “Unc53” po vepron që prej fillimvitit të shkuar, thotë studiuesi Brendan MekKig (o. McKeague), me disa objektiva sulmi nëpër botë, por kryesisht Afrikën, ku Kina ka edhe interesa ekonomikë.

Në Afrikë, infektimet me çelësat USB kanë prekur 29 kompani, duke nisur nga vendet si Egjipti, Zimbabve, Tanzania, Kenia, Gana dhe Madagaskari.

Sipas studiuesit që punon në kompaninë e sigurisë “Mandiant”, infektimet nga Afrika mund të kenë një efekt domino në disa rajone të botës.

Qershorin e kaluar, studiuesit zbuluan edhe një tjetër grup kinez, Camaro Dragon, i cili përdorte programin infektues të quajtur WispRider për të vjedhur të dhënat nëpërmjet USB-së.

Paralelisht me këtë rrezik po përhapet edhe fenomeni “Dead Drops”, çelësat USB që instaluar nëpër muret e qyteteve të ndryshme të botës.

Ky projekt nisi në vitin 2010 si një shtysë artistike e gjermanit Aram Bartholl me objektivin për të krijuar një rrjet interneti alternativ për shkëmbimin e lirë dhe anonim të të dhënave.

Në gjithë botën aktualisht janë vendosur 2.300 çelësa USB në muret e qyteteve, nga të cilat 90 edhe në Itali. /ANSA

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.