Kujdesi ndaj katërputrakëve, në strehëzën publike vullnetarët “sfidojnë” të nxehtin edhe në fundjavë
Temperaturat e larta kanë nisur të bëhen sfiduese, por jo për vullnetarët e katërputrakëve të vegjël, të cilët kujdesen edhe në këto ditë të nxehta për ta në strehëzën publike duke i ushqyer, pastruar ambjentin si dhe duke kaluar kohë pranë tyre.
E bëjnë këtë plot dëshirë dhe nuk kërkojnë ta quajnë sakrificë.
Rreth 180 kafshë endacake janë të vendosura në dy strehëzat publike. Kujdesi ndaj tyre nevojitet gjatë gjithë vitit.
Kafshët janë një mbështetje emocionale shumë e rëndësishme për njeriun. Në shumë studime të kryera kanë treguar se ndihmojnë njerëzit të menaxhojnë problemet e tyre të shëndetit mendor. Të drejtat e kafshëve janë një çështje po aq e rëndësishme sa edhe të drejtat e njeriut.