Kujdesi shëndetësor në banesë, personeli mjekësor në Postribë në ndihmë edhe të turistëve
10 deri 15 raste në ditë, sidomos me pickime nga insektet, paraqiten në Qendrën Shëndetësore Mes, në njësinë administrative Postribë, mes tyre edhe turistë të huaj, të cilët vijnë për të vizituar Luginën e Kirit, Urën e Mesit e Kalanë e Drishtit.
Për të lehtësuar marrjen e trajtimit shëndetësor për të moshuarit dhe ata me sëmundje të rënda, personeli i kësaj qendre shëndetësore ofron shërbim edhe në banesa përgjatë 24 orëve.
Personeli mjekësor bën apel për të gjithë popullatën e zonës që të mos neglizhojnë simptomat apo të mos marrin medikamente pa kryer vizitat pranë mjekut më parë.