Kujtesa kulturore e një populli / Në Bibliotekën “Marin Barleti” u prezantua libri i autores Blerina Rogova Gaxha
Një promovim libri ishte aktiviteti i parë kulturor që u zhvillua në Shkodër në këtë fillimviti. Biblioteka “Marin Barleti” priti autoren nga Gjakova, Blerina Rogova Gaxha, për prezantimin e librit “Memorie dhe traumë”.
Kujtesa e luftës në vitet 1998 – 1999 në letërsinë shqipe në Kosovë hulumton dhe interpreton transmetimin dhe qarkullimin e memories së luftës e të kujtimeve traumatike në letërsi. Studimi sjell rezultate që dëshmojnë peshën e letërsisë si medium i kujtesës kulturore për ta mbajtur gjallë memorien e luftës.
Kjo vepër paraqet një rëndësi të veçantë nga ana studimore.
Autorja kërkon të përcjellë disa mesazhe në këtë libër.
Poezitë dhe esetë e autores nga Kosova janë përkthyer në gjuhë të ndryshme dhe botuar në revistat dhe antologjitë e poezisë në Evropë, Azi dhe SHBA. Blerina Rogova Gaxha është autore e disa botimeve dhe punimeve të shumta kërkimore.