Kujtimet e një fieraku për Shkodrën/Jakov Milaj me origjinë nga Fieri jetoi në Shkodrën e atyre viteve si gjimnazist
Vitet e gjimnazit në Shkodër e bënë të dashurohej me këtë qytet aq sa t’i dedikonte një libër me “Kujtime për Shkodrën e viteve 1926-1931”. Është kjo me pak fjalë historia e autorit të librit Jakov Milaj me origjinë nga Fieri. Prezantimi i librit u bë në mjediset e Bibliotekës “Marin Barleti” të Shkodrës. Studiuesi Ardian Ndreca ndan disa nga detajet që përmban ky botim.
I pranishëm në Shkodër ishte edhe djali i autorit, Agron Milaj. Jakov Milaj do të jepte kontributin e tij në disa fusha. Ai do të spikaste si gazetar, veteriner dhe deri në nivel drejtues si Ministër i Bujqësisë. Gjithashtu ai ishte antropologu i parë shqiptar.