Kukësi dhe Teuta anulojnë njëra-tjetrën
Kukësi dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0 mes tyre në sfidën e luajtur në “Kukës Arena”. Një takim i varfër në raste, teksa verilindorët mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 37-të.
Franci Lala doli me karton të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Arifit. Durrsakët e Edi Martinit edhe pse më shumë se 1 orë luajtën me një lojtar më shumë, sërish nuk mundën të gjenin golin e fitores.
Kjo ndeshje u mbyll pa shumë histori me ekipet të cilat ndajnë nga një pikë. Pas këtij barazimi Kukësi ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vendin e 7-të, ndërsa durrsakët kanë grumbulluar 13-pikë dhe ndodhen në vendin e fundit në klasifikim.