Kukësi, fitore karakteri ndaj Vllaznisë

vllaznia humbet

vllaznia humbet

Kukësi vazhdon ringjalljen nën drejtimin e trajnerit Stavri Nica dhe të premten ka korrur një fitore karakteri ndaj Vllaznisë, teksa arriti të ngadhënjente edhe pse e luajti pjesën e dytë me 10 lojtarë. Në fakt, takimi që ngriti siparin e javës së 10-të, që është edhe java e parë e fazës së dytë të Kategorisë Superiore, i luajtur në Stadiumin “Kukës Arena”, ka parë një lojë mesatare në 45 minutat e fillimit, me të dyja skuadrat që kanë ndërtuar pak raste për t’u shënuar.

Skuadra vendase do të detyrohet ta mbyllë pjesën e parë me 10 lojtarë, pasi ndërhyrja e Reçit në dëm të Çeshmedijevit në minutën e parafundit ndëshkohet fillimisht me karton të verdhë, por që shndërrohet në të kuq pas konsultimit të kryesorit me Sistemin e Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR). Edhe pjesa e dytë ka patur të njëjtën tablo, edhe pse Vllaznia është munduar, por pa arritur ta shfrytëzojë siç duhet epërsinë numerike në fushën e blertë përballë një Kukësi që mbrohet me kujdes.

Madje skuadra vendase do të gjejë rrugën e rrjetës me anë të Rashitit, që ishte futur në fillimin e pjesës së dytë në vend të La Torres, dhe realizon në minutën e 84-t golin e vetëm. duke i dhënë fitoren ekipit të tij. Pas kësaj fitoreje, e 4-ta për të në këto 10 javë të para, Kukësi ngjitet në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Vllaznia mbetet një pikë më prapa.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.