Kukësi mund me përmbysje Erzenin
Kategoria Superiore e Kampionatit kombëtar të Futbollit ka vijuar të hënën me takimet e javës së saj të 7-të, teksa pasdreke Kukësi ka pritur në fushën e vet Erzenin, në ndeshjen që nisi në ora 14:00. Pjesa e parë është mbyllur me epërsinë e miqve, me golin e realizuar nga Maliqi, ndërsa në pjesën e dytë, La Torre do të barazojë shifrat për vendasit, i cili vijon të gjejë edhe golin e përmbysjes, që vlen fitoren me shifrat 2-1. Kukësi ka siguruar kështu një fitore shumë të rëndësishme përballë Erzenit, duke lëvizur nga vendi i fundit në renditje dhe hedhur një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë ku është përfshirë aktualisht.
Verilindorët kanë mundur Erzenin në një sfidë e cila ka prodhuar mjaft emocione, por sidomos në pjesën e dytë. Vendasit nuk ishin në nivelin e pritshëm gjatë pjesës së parë dhe ka qenë Erzeni që mbizotëroi, ndërtoi raste për shënim dhe shënoi golin e epërsisë me anë të Maliqit, që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-to.
Por, në pjesën e dytë, loja ka qenë më e hapur, me raste në të dy portat, teksa të dyja skuadrat kërkonin golin që mund të ndryshonte shumëçka sa i përket fatit të këtoj takimi. Sidoqoftë, ishte La Torre ai i cili bëri dallimin, me dy gola që sollën përmbysjen dhe i dhanë Kukësit fitoren e dytë të këtij kampionati.
La Torre do të barazojë shifrat për vendasit në minutën e 67-të, i duke vijuar të gjejë edhe golin e përmbysjes 4 minuta para fundit.
Ndërkaq, në ora 18:00 nis përballja Dinamo-Vllaznia. Takimi i fundit i javës së 7-të të Kategorisë Superiore, Tirana-Laçi, luhet të martën, duke nisur nga ora 14:00.