Kukësi nuk humbet kohë, i beson stolin Emiljano Çelës
Kukësi nuk humbet kohë dhe vetëm disa orë pas largimit të Stavri Nicës, ka prezantuar trajnerin e ri. Do të jetë Emiljano Çela tekniku i ri i verilindorëve që do të debutojë në krye të pankinës së Kukësit në ndeshjen e fundjavës kundër Tiranës.
Çela së bashku me ndihmësin e tij Alfred Allamani janë prezantuar para skuadrës dhe kanë nisur seancën e parë stërvitore në krye të Kukësit.
“Emiljano Çela do jete trajneri i ri i ekipit! Se bashku me asistentin e tij Alfred Allamani do fillojne pergatitjen per ndeshjen kundra Tiranes! Suksese Emiljano!”, shkruhet në njoftimin e klubit verlindor.