Kukësi përfshihet nga reshjet e shiut dhe borës, nuk raportohen problematika
I gjithë Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët shoqëruar me erë të fortë duke krijuar problematika në energji kryesisht dhe në zonat e thella malore mbi 800 m reshje të dobëta bore.
Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.
Përsa i përket bashkive, Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.
Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç 5 abonentëve në fshatin Bele Nj.Ad Zapod bashkia Kukës, fshatrat Letaj, Qorraj, Dobrunë, Peraj dhe Zgjeç Nj.Ad Golaj, fshatrat Myç-Has, Gjinaj dhe Domaj Nj.Ad Gjinaj bashkia Has.
Furnizimi me ujë të pijshëm është normal. Edhe niveli i liqenit të Fierzës është rritur.