Kukësi sfidon Skënderbeun mes shumë problemeve
Ditën e martë, duke filluar nga ora 13:30, Kukësi do të luajë ndaj Skënderbeut për javën e 14-të të Kategorisë Superiore. Në prag të këtij dueli, zv.trajneri i Kukësit, Oltjon Kërnaja, ka folur për RTSH duke vlerësuar forcën e kundërshtarit
“Kundërshtari është i fortë dhe nuk ka shumë nevojë për komente në këtë drejtim. Mendoj se edhe renditja e skuadrave ndikon shumë në këtë duel pasi shumë vende ndahen nga shumë pak pikë. Ne e kemi vlerësuar maksimalisht këtë duel”, pohoi Oltjon Kërnaja.
Tre janë mungesat kryesore në takimin që Kukësi do ët zhvillojë ndaj Skënderbeut, megjithatë Kërnaja ka besim se edhe ato lojtarë që kanë patur pak minuta do të japin më të mmirën e tyre.
Ndeshja Kukësi-Skënderbeu ishte programuar të luhej në Kukës Arena, por për shkak të dëborës, përballja do të luhet në “Arenën e Demave”, një faktor që pritet të ndikojë për shkak se lojtarët nuk do të kenë afrimitetin me tifozët. “Do të ishte mirë që të luanim në fushën tonë, por moti na detyroi që ta luanim këtë takim këtu”, tha Kërnaja.