Kukësi shtang Tiranën në Kupë, një hap drejt finales

Kukësi surprizon në Kupën e Shqipërisë, teksa, përtej pozitës së vështirë në fundin e renditjes së Kategorisë Superiore, ka arritur një tjetër rezultat të papritur në gjysmëfinalen e parë, duke shtangur Tiranën dhe duke e mundur me rezultatin 2-0. Ishte Mingos ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, teksa finalizoi një aksion të gjatë të vendasve, pas një përpjekjeje të Solovnikovit.
Me këtë epërsi minimale do të mbylleshin 45 minutat e para, ndërsa shifrat që do të dyfishoheshin vetëm nga Solodovnikov në minutën e 59-të. Një fitore tepër e rëndësishme për verilindorët, që duke parë renditjen e tyre në kampionat, Kupa është veprimtaria e vetme ku mund të shpresojnë për të mos dalë duarbosh nga ky sezon. Ndeshja e kthimit do të luhet me datë 24 prill.