Categories: LajmeLajme nga Vendi

Kulla  e Çun Mulës drejt përfundimit / Trashëgimtarët e bajraktarit të Hotit do e kthejnë në muze

Kjo është gjendja e mëparshme në të cilën ndodhej kulla e bajraktarit të Hotit Çun Mula. Shtëpia me tre kate rrezikonte të zhdukej por për fat të mirë iniciativa e shqiptarëve  që jetojnë në SHBA duke mbeldhur shumën prej 300 mijë dollarësh,  bëri që kulla e Çun Mulës të marrë rrugën për tu shndërruar në një muze të mirëfilltë. Arkitekti Zef Çuni i cili është marrë me hartimin e projektit, tregon se është ruajtur origjinaliteti i saj dhe restaurimi po kryhet sikur të ishte monument i kategorisë së parë.

Stërnipi i Çun Mulës, Emir Bajraktari 85 vjeç, thotë se ky është një lajm i mirë dhe i është mirënjohës gjithësecilit që ka kontribuar në mbrojtjen e vlerave historike e kulturore.

Shumica prej relikeve që i përkisnin dikur shtëpisë së Çun Mulës janë zhdukur në kohën e komunizmit, ndaj kjo shtëpi muze do të pasurohet me sende që përfaqësojnë  pasurinë kulturore materiale të trevës së Malësisë së Madhe.

Mbi 1200 metra katror sipërfaqe ne tre kate, bashke me çatine po rikonstruktohen komplet. Gjithashtu, po rinovohet edhe oborri me parkingun dhe ndarjet ndihmese te saj. Rikonstruksioni i kullës së Çun Mulës  pritet ta kthejë zonën në një atraksion për vizitorët.Si delegat i Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, Çun Mula kishte rrol të rëndësishëm në drejtimin e vullnetarëve të Lidhjes, të cilët luftuan kundër Malit të Zi në mbrojtje të Plavë e Gucisë në vitin 1879 dhe Hotit e Grudës, në vitin 1880.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

15 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

15 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

15 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

15 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

15 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

16 hours ago

This website uses cookies.