Kulla e inglizit bëhet me orë – Bashkia Shkodër rikthen funksional Sahatin e Inglizit

Bashkia Shkodër ka rikthyer edhe njëherë tjetër në qendër të vëmendjes Sahatin e Inglizit.

 Me inisiativë të kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Bec,i në kullën e Inglizit, në qendër të qytetit,  është vendosur ora simbolike e këtij objekti të trashëgimisë kulturore.

Për specialistin e Monumenteve të Kulturës në Bashkinë Shkodër, Petrit Bilali, vendosja e orës aty ku i takon është një inisiativë për t’i kthyer këtij objekti rëndësinë që ka për qytetin.

Qytetarët vlerësojnë vendosjen e një tjetër sahati në Shkodër.

Kulla apo Sahati i Inglizit, siç njihet gjerësisht, ku në periudhën e regjimit komunist qe vendosur Muzeu Historik i Shkodrës, është një ndërtesë me pamjen e një kështjelle të periudhës së aristokracisë mesjetare në Evropë, e ndërtuar nga lordi anglez Paget, në çerekun e fundit të shek. XIX.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.