Kulla e Lulash Keq Boshit, ndër më të veçantat në Theth

kulla1

kulla1

Një ndër kullat më të veçanta në luginën ku ngrihet fshati Theth është ajo e Lulash Keq Boshit, ndërtuar në majë të një shkëmbi të thepisur, 9 metër të lartë e lidhur me shkëmbin në mënyrë organike dhe funksionale.

Kulla ka një shtrirje horizontale dhe zë një sipërfaqe prej 87 m². Në fasadën e veri-perëndimore kalohet në katin përdhes ku strehohej bagëtia. Në ambientin e katit të parë është dyshemeja e poshtme, ku futesh në kullë nëpërmjet disa shkallëve prej guri. Në pjesën e sipërme del në fasadë frëngjia e realizuar mirë nga ana funksionale dhe arkitektonike.

Frëngjia është një ndërtim solid punuar me gurë të gdhendur e dalë jashtë nga muret e kullës. Në katin e dytë, krahas dyshemesë ku është vatra dhe jetonte familja ndodhet edhe dhoma e miqve e cila është më e ngritur nga dyshemeja ku banon familja.

Element i veçantë i dhomës së miqve është fakti se kjo dhomë është me oxhak, me tavan dërrase e trajtuar me mjaft përkujdesje që shpreh traditën e shqiptarëve për të përgatitur më të mirën për mikun.

Kjo banesë mban statusin monument kulture, kategoria l-rë, shpallur në vitin 1987. Kohë kur dhe u kthye në Muze Etnografik i Dukagjinit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.