Kulla Eifel e mbyllur, largon vizitorët për të 4-ën ditë radhazi
Kulla Eifel në Paris vijon të jetë e mbyllur për turistët, pasi punonjësit e saj vijojnë për të katërtën ditë një grevë të nisur në shenjë proteste ndaj menaxhimit të monumentit. Ndalimi i punës në atraksionin e famshëm turistik është i dyti ndërmarrë përgjatë një periudhe dy mujore për shkak të atyre që sindikatat i cilësojnë investime të pamjaftueshme.
Operatori I kullës ndërkohë ka këshilluar blerësit e biletave online që të kontrollojnë faqen e internetit të tij para se të shkojnë për të vizituar kullën ose të shtyjnë vizitat e tyre, ndërsa ka bërë të ditur se do të aplikohen rimbursime.
Sindikatat kanë kritikuar operatorin që modelin e tij të biznesit e ka bazuar në shifrat e fryra të numrit të vizitorëve të ardhshëm, ndërkohë që nënvlerësojnë kostot e riparimit dhe mirëmbajtjes së monumentit.
Sindikatat gjithashtu i kanë bërë thirrje bashkisë së Parisit që të jetë e arsyeshme kundrejt kërkesave të saj financiare për të siguruar mbijetesën e Kullës dhe kompanisë që e ka nën menaxhim. Rreth 6 milionë turistë vizitojnë kullën Eifel çdo vit. Greva e punonjësve të saj po mbahet vetëm pak muaj se në Paris të zhvillohen lojërat olimpike, për shkak të cilave janë rritur ndjeshëm edhe çmimet e hoteleve.