Categories: AktualitetBotaLajme

Kulla Eifel e mbyllur, largon vizitorët për të 4-ën ditë radhazi

Kulla Eifel në Paris vijon të jetë e mbyllur për turistët, pasi punonjësit e saj vijojnë për të katërtën ditë një grevë të nisur në shenjë proteste ndaj menaxhimit të monumentit. Ndalimi i punës në atraksionin e famshëm turistik është i dyti ndërmarrë përgjatë një periudhe dy mujore për shkak të atyre që sindikatat i cilësojnë investime të pamjaftueshme.

Operatori I kullës ndërkohë ka këshilluar blerësit e biletave online që të kontrollojnë faqen e internetit të tij para se të shkojnë për të vizituar kullën ose të shtyjnë vizitat e tyre, ndërsa ka bërë të ditur se do të aplikohen rimbursime.

Sindikatat kanë kritikuar operatorin që modelin e tij të biznesit e ka bazuar në shifrat e fryra të numrit të vizitorëve të ardhshëm, ndërkohë që nënvlerësojnë kostot e riparimit dhe mirëmbajtjes së monumentit. 

Sindikatat gjithashtu i kanë bërë thirrje bashkisë së Parisit që të jetë e arsyeshme kundrejt kërkesave të saj financiare për të siguruar mbijetesën e Kullës dhe kompanisë që e ka nën menaxhim.  Rreth 6 milionë turistë vizitojnë kullën Eifel çdo vit. Greva e punonjësve të saj po mbahet vetëm pak muaj se në Paris të zhvillohen lojërat olimpike,  për shkak të cilave janë rritur ndjeshëm edhe çmimet e hoteleve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

2 hours ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

2 hours ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

2 hours ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

2 hours ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

2 hours ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

18 hours ago

This website uses cookies.