“Kulla s’ asht cool”, zhvillohet në Shkodër protesta kundër ndërtimit të Hotel Rozafa Tower

Shoqëria civile ka organizuar një protestë kundër ndërtimit të “Hotel Rozafa Tower “, duke e konsideruar si fillimi i betonizimit të qytetit të Shkodrës.
Me banderola dhe parrulla në duar , protestuesit kanë shprehur reagimin e tyre përgjatë Pijacës si dhe para Bashkisë .
Protestës i janë bashkuar dhe këshilltarë të djathtë bashkiakë , deputetë , si dhe aktivistë të Lëvizjes për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga Tirana.
Gjatë protestës u kundërshtua ndërtimi i godinës shumëkatëshe në qendër të qytetit , si dhe u dhanë arsyet për ndalimin e këtij ndërtimi.
Në fund të protestës , organizatorët vendosën parullat dhe banderolat në hyrje të ndërtesës së Bashkisë , ndërkohë që premtuan vijimin e reagimit të tyre deri në ndalimin e ndërtimit nga “Rozafa Group”.